75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës.

Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21.

Debutimi i tij do të jetë më 8 janar në ndeshjen kundër Rozhajës në kuadër të BIBL-së në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Pejës me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“The return of the king” e ka titulluar klubi pejan rikthimin e Dardanit./Indeksonline/