17:27 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dardan Berisha vazhdon me Prishtinën

Njëri nga basketbollistët më të mirë të Kosovës, Dardan Berisha ka vendosur të qëndroj te Prishtina.

Kapiteni i Kombëtares ka zgjatur kontratën me kampionët e Kosovës, shkruan Indeksonline.

KB Prishtina ka bërë të ditur lajmin për renovimin e kontratës së Dardan Berishës.

“Dhe në fund qershia mbi tortë… Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë. Hajde Prishtinë. Mbi Prishtinë është vetëm qielli”, thuhet në faqen e klubit. /IndeksOnline/