75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dardan Çakës i besohet ndarja e drejtësisë në derbin Drita-Gjilani

Të shtunën nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.

Duke e parë rivalitetin e madh të kësaj ndeshje, referimi i është besuar gjyqtarit të njohur kosovar, Dardan Çaka, transmeton Indeksonline.

Asistent të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Delegat i kësaj ndeshje do të jetë Bajram Krasniqi.

Dy skuadrat janë duke luftuar për titull./Indeksonline/