75 Mall Live Search
16:07 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / C E

Dardan Cena i artë Kupën Evropiane për junior

Dardan Cena ka rrëmbyer medaljen e artë në kupën evropiane të xhudos për junior që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Cena në kategorinë  – 73 kilogram arriti katër fitore. Në raundin e parë ishte i lirë, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari, britanezin Thomas Jackson.

Kurse në çerekfinale Cena mposhti me Ippon vendasin, Tadas Calka. Në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, britanikun Eryk Neumann.

Kurse ne finale Cena e mposhti me Ippon, polakun Adam Kazimierczak.