Dardan dhe Hava martohen, publikojnë fotot e para nga dasma

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Dardan, i ka dhënë fund beqarisë me një ceremoni dasme të organizuar mbrëmë në rreth të ngushtë familjar e miqsh të afërt.
Çifti ka ndarë me ndjekësit fotot e para si burrë dhe grua.

Në postimin e tyre në Instagram, ata shfaqen të veshur me rrobat e dasmës – Hava me fustan të bardhë dhe Dardani me kostum elegant.
Çifti duket shumë i lumtur, ndërsa në përshkrim shkruajnë shkurt: “Mr. & Mrs.”./IndeksOnline/