Dardan Krivaqa ka prerë flokët dhe po mban veshur një bluzë dhe kapele

Sonte në mbrëmje është parë në banesën e tij Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 20 vjeçares në Ferizaj.
Banorët kanë lajmëruar Policinë menjëherë, por Krivaqa kishte arritur të largohej shpejtë ende pa ardhur forcat policore, transmeton Indeksonline.
Dëshmitarët që e kanë parë kanë thënë për Klan Kosova se Dardan Krivaqa ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje.
Policia është duke vazhduar kërkimin e tij dhe po kërkon nga qytetarët ndihmë që ta gjejnë sa më shpejtë./Indeksonline/