Dardan Krivaqa: Kërkoi falje, s’ishte e qëllimshme – kam qenë nën ndikim të drogës
Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-s.
Krivaqa lidhur me rastin u dënua me burgim të përjetshëm. Gjyqtarja Valdete Daka, lexoi aktakuzën para të pranishmëve në sallën e gjyqit.
Në seancë fjalën e mori edhe i akuzuari, i cili kërkoi falje.
“Kërkoj falje çka ka ndodhur. Nuk ka qenë e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, tha në fjalën e tij Krivaqa, shkruan Klan Kosova.

