20:11 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dardan Molliqaj i reagon Liburn Aliut: Mos u viktimizoni!

Kritikat mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së kohët e fundit janë shpeshtuar.

Disa minuta më parë përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur anëtarit të LVV, Liburn Aliu, shkruan Indeksonline.

Liburn Aliu akuzoi Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn se po e sulmojnë nga të gjitha anët LVV-në.

Molliqaj reagoi duke thënë se Vetëvendosje të mos viktimizohet pasi që nuk iu ndihmon./Indeksonline/

Më poshtë keni postimin e plotë të Molliqajt:

Stuhia

Stuhia nuk ka karakter apo natyrë qëllimore për të dëmtuar anijet dhe njerëzit!

Kur kapiteni i anijes bën gabime në manovrim dhe e futë anijen dhe stafin e tij në një stuhi që e kërcënon të ardhmen e tyre, atëherë nuk është stuhia përgjegjëse por kapiteni.

E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme, tani duhet të përballeni me kritika përmbajtësore nga ana e PSD-së. Të viktimzoheni siç po e bën Liburni nuk ju ndihmon, siç nuk i ndihmojnë stafit të anijes lutjet ndaj Poseidonit.