75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dardan Molliqaj ia merr VV-së asambleistin më të votuar në Gjilan

Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar në Gjilan nga rradhët e Vetëvendosjes i bashkohet PSD-së.

Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, ka aderuar në PSD.

Molliqaj ka thënë se me Hajrullahun ishin së bashku në përpjekjet për një Kosovë më të mirë dhe janë ribashkuar për ti realizuar ato përpjekje.

Sipas Molliqajt, anëtarsimet e shumta në PSD, po e konfirmojnë koalicionin fitues.

Ky është shkrimi i Molliqajt:

Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje. Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.

100% për Kosovën!
100% për njerëzit!