22:34 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu: Nuk kemi marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu është deklaruar rreth dorëheqje së Ramush Haradinajt.

Për situatën në të cilën ndodhet vend ai u shpreh se zgjedhjet janë rruga e vetme dhe e pashmangshme.

“Duhet të ketë zgjedhje, duhet të mendojmë për një kontekst programor ideologjik, ky model i qeverisjes ka dështuar, duhet të mendojmë zgjidhje tjera”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu po ashtu u shpreh se ka pasur diskutime me të gjitha subjektet politike, përveç PDK-së.

“Marrëveshje nuk ka, unë besoj në bashkëpunim, me Nisman kemi pasur diskutime dhe të gjitha subjektet tjera politike përveç PDK-së”, tha tutje ai./Indeksonline/