”Dardanët” arrijnë në Bazel, dy mungesa të mëdha për ndeshjen me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Bazel.
”Dardanët” të udhëhequr nga Franco Foda, nesër do të përballen me Zvicrën, në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.
Stadiumi i Bazelit pritet të jetë i mbushur me tifozë, pasi interesimi nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër për ta ndjekur ndehjen nga afër është tepër i madh.
Kujtojmë që Kosova do të ketë dy mungesa të mëdha për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Zvicrës dhe Suedisë, ku Milot Rashica nuk është ftuar për shkak të lëndimit, dserisa Edon Zhegrova është liruar nga grumbullimi, për shkak të transferimit te Juventusi.
Përballja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45./IndeksOnline/