19:45 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” arrijnë në stadium

Kanë mbetur edhe pak minuta derisa të nis ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, përcjellë Indeksonline.

Sfida e cila do të filloj në ora 20 e 45 është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

E për të përkrahur lojtarët e përfaqësueses sonë, në stadium kanë arritur edhe “Dardanët”.


Ata madje kanë filluar edhe përgatitjet, duke vendosur banera në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës.

Kosova synon fitore sonte për të kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve derisa është në vendin e parë të përfaqësueseve të cilat nuk kanë pësuar humbje, për 13 ndeshje radhazi. /Indeksonline/