‘Dardanët’ bëhen me fanclub, 47 tifozë do të shkojnë në Angli për të përkrahur Kosovën
Tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’, nga kjo javë do të kenë hapësirën e tyre të veçantë për t’u argëtuar dhe kaluar kohën me njëri- tjetrin.
Kryetari i këtij tifogrupi, Lulzim Berisha, bëri të ditur për Indeksonline që fanclubi do të hapet të premten.
Ndryshe, ‘Dardanët’ janë duke u përgatitur për të udhëtuar në Angli që të përkrahin Kosovën.
47 tifozë në formë të organizuar, do të udhëtojnë në Southampton për ndeshjen që zhvillohet më 10 shtator. /Indeksonline/