75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” dalin me një njoftim për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë publikuar një njoftim në Facebook në lidhje me dy ndeshjet e radhës të Kosovës që zhvillohen brenda këtij muaji.

Ata kanë njoftuar se fansat që kanë kartelë antarësie të tifogrupit, nuk kanë nevojë të paguajnë për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

“Dardanët” do të jenë të vendosur në sektorin verior, prapa golit.Më poshtë, njoftimi i plotë.

Njoftim:

Të gjithë tifozët Dardanë që posedojnë kartelë antarësie, kan të siguruara biletat për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.Ne posedojm biletat në sektorin Veriu(mbrapa golit) si në ndeshjet e kaluara.

Për informata të tjera, rreth organizimit do ju njoftojmë në ditët e ardhshme.

Përpara KOSOVË
Ta vazhdojmë ëndrrën së bashku.