75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dardanët dorëzohen në fund, mposhten nga Luksemburgu

Kosova nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen ndaj Luksemburgut e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasket 2021 duke humbur me rezultat 88:80.

Të dyja ekipet ishin të barabarta në tre çerekët e parë, por ishte çereku i fundit ai që e bëri diferencën. Ekipi i Luksemburgut u tregua më i vëmendshëm dhe arritën të fitonin epërsi të lartë në fillim të çerekut të katërt, ndërsa Kosova nuk arrita ta shkrinte këtë epërsi, shkruan Indeksonline.

Ekipi i Kosovës do ta pres Britaninë e Madhe në palestrën “Minatori” në Mitrovicë më 7 gusht./Indeksonline/