75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” e rinj mposhten nga Anglia U21

Anglia U21 ka mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2:0 në kuadër të eliminatoreve për Evropianin 2021.

Goli i parë u shënua në minutën e 26-të nga lojtari i Man Cityt, Phil Foden, ndërsa ishte përsëri Foden, i cili në minutën e 90+3 vulosi fitoren e “Tre Luanëve”.

Anglia pati iniciativën, megjithatë Kosova pati disa raste të shkëlqyeshme, madje duke e goditur edhe shtyllën me anë të Mujës, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore Anglia shkon në kuotën e 6 pikëve, aq sa ka edhe Kosova por me një ndeshje më shumë./Indeksonline/