18:16 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” fillojnë fazën e përgaditjeve ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri”

Sonte nga ora 18:00 është bërë grumbullimi i parë i kombëtarës së Kosovës para takimit të së Enjtës kundër rivalit të drejtpërdrejt  për kualifikim në kampionatin Europian, Çekisë.

Të pranishëm në seancën stërvitore para se “Dardanët” të udhëtojnë për në Çeki ishin 16 lojtarë, ndërsa lojtarët që kanë zhvilluar ndeshje të dielen, kanë qëndruar në hotel.

Ndeshja ndaj Republikës Çeke pa dyshim është ndeshja jetësore e secilit prej të grumbulluarve, shkruan indeksonline.

Kujtojmë që Kosova gjendet në vendin e tretë në grup me një pikë më pak se Cekia./Indeksonline/