75 Mall Live Search
20:57 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Dardanët” kanë një kërkesë për të gjithë tifozët para ndeshjeve të Kosovës

Në shtator kombëtarja e Kosovës do të luaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombëve.

Tifo grupi i Kosovës “Dardanët” kanë bërë një kërkesë për të gjithë tifozët e kombëtares para ndeshjes kundër Greqisë, transmeton Indeksonline.

Ata kanë kërkuar që në nderë të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, të dilet në ballkone dhe dritare në minutën e 9-të të ndeshjes dhe të duartrokasim.

Postimi i plotë i Dardanëve:

Në javën e parë të shtatorit luanët tanë fillojnë rrugëtimin e ri në garën UEFA Liga e Kombeve.

Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë presim greqinë në Prishtinë.

Shkaku i pandemisë tanimë gjithë e dijmë se fatkeqësisht ndeshjet do të luhen pa tifozë në tribuna.

Duke besuar në fitore, ne Dardanët nga të gjitha vendet e botës si gjithmonë do t’i përkrahim djelmoshat tanë, por këtë herë nga secila shtëpi, dritare e ballkon, me flamuj, me rekuizita të ndryshme, me brohiritje, secili sipas mënyrës së vet do të bëjmë me dije që luanët tanë nuk janë vetëm.

Poashtu, u bëjmë thirrje gjithë tifozëve, sidomos në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë që nga dritaret dhe ballkonat tanë të bëjmë duartrokitjen tradicionale në minutën 9 në nder të legjendës sonë Fadil Vokrri.
Për Kosovën. Përgjithmonë.