75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” kanë një njoftim me rëndësi për ndeshjen kundër Malit të zi

Tifo grupi i Kosovës “Dardanët” kanë bërë thirrje që të mos ofendohet kundërshtari në ndeshjen e të hënes kundër Malit të zi.

E po ashtu kanë treguar se nuk do të ndalen së përkrahuri Kombëtaren e Kosovës dhe kanë besim se do të mbetemi të pamposhtur.

Postimi i plotë:

Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020.

Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund.
Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës.
Me besimin në djemtē tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditē, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin.

Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme.

Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërhekin biletat e tyre deri ditën e dille. Biletat janë vetëm për anëtar.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumlia, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568