‘Dardanët’ mbajnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll është paraqitur në stërvitje një ditë para ndeshjes me Suedinë.
‘Dardanët’ nesër zhvillojnë ndeshjen e parë para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline
Në humor tejet të mirë, në këto momente ekipi i Bernard Challandesit po mban seancën stërvitore në ‘Fadil Vokrri’.
Kujtojmë që te Kosova nesër do të mungoj mesfushori, Valon Berisha për shkak të një lëndimi.
Po ashtu, përveç yllit të Reims te ‘Dardanët’ do të mungojnë edhe: Amir Rrahmani (për shkak të lëndimit) dhe Ibrahim Dresevic (për shkak të suspendimit).
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nesër nga ora 20 e 45 në stadiumin ‘Fadil Vokrr’ – Prishtinë./IndeksOnline/