75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / G T

“Dardanët” mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës “dardanët” kanë ftuar të gjithë përkrahësit  të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka emër”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë nga ora 14:00.

Në një njoftim të lëshuar nga ky grup, theksohet se ata do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Andaj, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e ushtrisë që na solli lirinë, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, nga secili qytet, që më 17 shkurt t’i bashkojhemi marshit për “Drejtësi, jo politikë”, thuhet më tej në njoftimin e grupit të tifozëve “dardanët”.