“Dardanët” ndaj Spanjës me dy lojtarë të Superligës së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës me 8 shtator do të zhvilloj ndeshjen e radhës kundër Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikime për Botëror.
“Dardanët” kundër Spanjës në dispozicion do të kenë dy futbollistë të Superligës së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Armend Thaçi i Ballkanit që ishte edhe në bankën rezervë kundër Greqisë dhe Muharrem Jashari i Dritës që është ftuar për të qenë pjesë e ekspeditës kundër Spanjës.
Jashari ka pasur paraqitje të mira me Dritën në garat evropiane dhe në Superligë dhe po vlerësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Indeksonline/