13:33 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Gj. Sh

”Dardanët” në përkrahje të Kosovës edhe në Belfast

Pavarësisht largësisë, tifozët ” Dardanët” do të jenë prezent për ta përkrahur Kosovë në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut.

”Sot, jemi sa në Belfast, sa në Prishtinë, por me mendje të gjithë bashkërisht te Kosova jemi të gjithë!”, thuhet në njoftimin e publikuar në facebook, transmeton IndeksOnline.

Dardanët kanë bërë thirrje të gjithë atyre që kanë siguruar bileta për këtë ndeshje të mblidhen në një vend para takimit dhe të shkojnë të bashkuar në stadium.

”Pra, të gjithë ata që kanë bileta për të hyrë në stadium, ju ftojmë që të takohemi pak para fillimit të ndeshjes, në (Trademarket 14 dublin road Belfast BT2 7hn).” thuhet në njoftim.

Ndeshja Iralndë e Veriut – Kosovë fillon në ora 18:00, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve dhe luhet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast.

Njoftimi i plotë:

Sot, jemi sa në Belfast, sa në Prishtinë, por me mendje të gjithë bashkërisht te Kosova jemi të gjithë!Në ditën e ndeshjes, kur Kosova do të luajë ndaj Irlandës Veriore në udhëtim, ne si tifogrup paralajmërojmë se jemi të shpërndarë qoftë në Belfast, ashtu edhe në Prishtinë, ku do të organizohemi.Pra, të gjithë ata që kanë bileta për të hyrë në stadium, ju ftojmë që të takohemi pak para fillimit të ndeshjes, në (Trademarket 14 dublin road Belfast BT2 7hn).Ndërkaq, për të gjithë të tjerët që janë në Kosovë, ju njoftojmë se nga ora 17:00 të gjithë anëtarët e Dardanëve që nuk kemi shkuar në Belfast, do të mblidhemi së bashku për ta shikuar ndeshjen në fan club’in tonë zyrtar.Nga të gjitha anët, kudo, ju ftojmë që t’i përkrahim djelmoshat tonë, nga të cilët presim angazhim maksimal dhe që të dalin me pikë të plota, për ta rikthyer edhe emocionin e fitores.Për fitore. Për Kosovën.Besa, besë!”./IndeksOnline/