75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 05 Gusht 2025 / L A

Dardanët në zi, vdes anëtari i tyre

Ka ndërruar jetë pjesëtari i tifogrupit, “Dardanët”, Ylber Trolli.

Trolli, vdiq në moshën 33-vjeçare në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, teksa po trajtohej atje.

Tifogrupi i njohur, “Dardanët”, doli me njoftim në faqen e tij zyrtare në Facebook, për vdekjen e anëtarit të tyre.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë anëtari ynë i dashur, Ylber Trolli.

Ylli ishte pjesë e pandashme e dardanëve dhe i përkushtuar ndaj vlerave që na bashkojnë. Me largimin e tij, kemi humbur jo vetëm një mik e vëlla, por edhe një zemër të madhe që gjithmonë rrezatonte dashuri, besnikëri dhe përkushtim.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shoqërisë dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

U prehsh në paqe, Yll. Do të na mungosh përjetë”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”./IndeksOnline/