Dardanët nisen drejt Anglisë, “Forca Kosova”
Tifozët e Kosovës, “dardanët” janë nisur drejt Anglisë për të përkrahur kombëtaren e Kosovës.
\Një grup prej 45 tifozëve kanë udhëtuar në formë të organizuar nga Prishtina në Londër, shkruan Indeksonline.
Përkrahja e shqiptarëve pritet të jetë mjaft e madhe me afro 3 mijë shqiptarë që do të jenë prezent në stadiumin St. Mary’s.
Ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Southampton. /Indeksonline/
