“Dardanët” nisen drejt stadiumit, jehon kënga ”Besa Besë” (VIDEO)

Tifogrupi i Kosovës, ”Dardanët”, janë nisur drejt stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Të udhëhequr nga Luli Berisha, me një atëmosferë të jashtëzakonshme, ”Dardanët” janë mbledhur së bashku në një numër të madh për ta përkrahur Përfaqësusen e Kosovë ndaj Qipros, shkrauan IndeksOnline.
Tek tifozët nuk mungon atmosfera e jashtëzakonshme duke e kallur qytetin e Prishtinës, ku nuk mungon kënga e vallja.
Kënga ”Besa Besë” ka jehuar në rrugët e Prishtinës, pak para ndeshjes Kosovë-Qipro.
Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe fillon në ora 20:45./IndeksOnline/