20:28 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dardanët po përgatiten për ‘finalet’ e Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë

Kombëtarja e Kosovës do të ketë përkrahjen e madhe të tifozëve ‘Dardanët’, si në ndeshjen ndaj Çekisë që luhet në Plzen poashtu edhe kundër Anglisë në Prishtinë.

Rreth njëmijë tifozë shqiptarë nga gjithë Evropa, pritet të përkrahin Kosovën në Çeki, shkruan Indeksonline.

Kryetari këtij tifogrupi, Lulzim Berisha ka njoftuar mediat dhe opinionin se të martën nga ora 12:00 në selinë e ‘Dardanëve’ do të mbajnë konferencë për shtyp, ku do të shpalosin detajet e organizimit, shkruan Indeksonline.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur që biletat nga tribuna veriore për ndeshjen me Anglinë, nuk do të dalin në shitje, pasi që ato u takojnë tifozëve ‘Dardanët’. /

Indeksonline/