09:24 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” presin lajme të mira nga Çekia

Anglia sot do të zhvillojë ndeshjen e fazës kualifikuese ndaj Republikës Çeke me ç’rast mund të jetë shumë afër ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në Çeki, ndërsa Kosovës nuk do t’i konvenonte aspak një fitore e Çekisë, shkruan Indeksonline.

Për momentin, Anglia është e para me 12 pikë por me një ndeshje më pak se të tjerat, ndërsa Çekia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me një pikë më pak./Indeksonline/