08:42 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Dardanët “shpërthejnë” në Norvegji, shënojnë Shala, Rashani e Berisha!

Mesjava flet shqip edhe në Norvegji. Tre gola kosovarë në Eliteserien, elitën e futbollit norvegjez.

Herolind Shala mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ishte përcaktues në fitoren 2-0 që arriti skuadra e tij Valerenga ndaj Stromsgodset duke realizuar golin e dytë dhe atë që vulosi fitoren e vendasve.

Ky ishte goli i dytë për Shalën në këtë sezon. Akoma më vendimtar rezultoi sulmuesi Elbasan Rashani. Bomberi i Dardanëve realizoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Odd ndaj Ranheim, finalizim ky që ngjiti Odd në vendin e parë në kuotën e 19 pikëve po aq sa edhe Molde që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Edhe për sulmuesin 26-vjeçar kjo ishte rrjeta e dytë në këtë 8 ndeshje me Odd në kampionatin norvegjez.

Gjeti golin e dytë me fanellën e Brann edhe Veton Berisha vëllai i vogël i Valon Berishës, i cili shënoi golin që zhbllokoi shifrat në fitoren 2-1 të Brann ndaj Sarpsborg ndërkohë që asistoi edhe në golin e dytë.