75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

“Dardanët” të gatshëm, ndeshja ndaj Danimarkës është vendimtare

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do të luajë një “finale” para finales.

Kosova ndeshet me Danimarkën, në ndeshjen e cila do të jetë vendimtare për “Dardanët” në kualifikimin e tyre tutje në garat evropiane të basketbollit, raporton Indeksonline.

Ndeshja do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 20:45.

Kosova tashmë ka një humbje nga Danimarka, teksa ka rrëmbyer dy fitore nga kombëtarja e Zvicrës./Indeksonline/