12:20 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” me një lajm të rëndësishëm për biletat kundër Anglisë

Kosova më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet me të mëdha në historinë tonë.

Do të jetë Kombëtarja e Anglisë që do të zbresë në tokën Dardane për zhvillimin e ndeshje me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Zëri.info.

Kjo është ndeshja e fundit e Kosovës në këto eliminatore që e zhvillon në Prishtinë dhe interesimi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh.

Tifozët – “Dadanët” kanë dalë me një njoftim rreth biletave për atë ndeshje

Njoftim;

Të gjithë tifozët Dardanë që anëtarësimin e kan bo në Prishtinë, ftohen që të vijnë në “FanClub Dardanët” të shkruajnë Emrin dhe Mbiemrin për me rezervu biletën për ndeshjën kundër Anglisë, ndeshjën e fundit që e luajmë si vendas në kuadër të ciklit të Europianit.

Shpërndarja e biletave bëhet në ditën e lojës. Në dispozicion bileta ka veq për antarët, me gjith respektin per krejt shoqnin e familjar nuk muna me ju ndihmu me bileta nqofse nuk jeni antar.

Forca Kosova, Forca Dardanët”, kanë shkruar dardanët./Indeksonline/