20:23 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Dardanët’ zbresin në stadium

Futbollistët e përfaqësues së Kosovës tashmë kanë dal në fushë për stërvitje, para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë.

Lojtarët dolën të buzëqeshur dhe mjaft të disponuar në stërvitje, shkruan Indeksonline.

Formacioni zyrtar i Kosovës tashmë është publikuar. Kololli dhe Zhegrova janë dy ndryshimet nga ndeshja e kaluar kundër Malit të Zi.

Kosova: Muriq, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kololli, Halimi, Voca, Celina, Zhegrova, Rashica e Muriqi./Indeksonline/