75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / B O

“Dardani” i ardhshëm i Kosovës? Rexhbecaj i dhuron fitoren Kolnit

Fitorja 3-2 ndaj Manchester United në mesjavë dhe kualifikimi në 16 ekipet më të mira të Champions League, ka krijuar entuziazëm të madh te Leipzig. Skuadra e Julian Nagelsmann arriti triumfin e radhës në kampionat sot dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë në Bundesligë.

Fitore arriti edhe Koln në transfertë. 0-1 përfundoi ndeshja në fushën e Mainz, me ekipin mik që mori tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë golit të Elvis Rexhbecaj në pjesën e dytë.

Goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin dardan nga Prizreni, i cili nuk ka vendosur akoma nëse do të përfaqësojë Kosovën. /IndeksOnline/