Dardha pik nën dardh, djali i Mark Van Bommel vendimtar në fitoren AZ Alkmaarit në Europa League

AZ Alkmaar ka marr tre pikët e para në Europa League.
Në ndeshjen e parë, skuadra holandeze shënoi fitore para tifozëve vendas, duke e mposhtur Elfsborgin, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Në këtë ndeshje shkëlqeu djali i legjendës së futbollit, Mark Van Bommel, Rubeni.
20-vjeçari shënoi dy gola ndaj skuadrës ku luajnë dy vëllezërit kosovar, Arbër dhe Besfort Zeneli./IndeksOnline/