75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

“Dardha pikë nën dardh, djali i Seedorfit nis stërvitjet me Milanin

Clarence Seedorf është një nga legjendat e Milanit.

Holandezi ishte pjesë e gjeneratës së artë të kuqezinjëve, ku fitoi çdo trofe të mundshëm me sluadrën italiane, shkruan IndeksOnline.

E rrugën e babait do ta ndjek edhe djalj i tij, Denzel Seedorf.

17-vjeçari ka filluar stërvitjet me Milanin, nën drejtim e trajnerit Paulo Fonseca.

Ai aktualisht luan për ekipin U18, por nuk ishte thirrur për ndeshjen e fundit kundër Lazios, pasi trajneri portugez e ftoi për herë të parë të stërvitej me ekipin e parë.

Denzel Seedorf ka lindur më 25 maj 2007, vetëm dy ditë para fitores së fundit të Milanit në Ligën e Kampionëve në Athinë, ku babai i tij ishte titullar në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit.

Djali i Clarence Seedorf iu bashkua sektorit të të rinjve të Rossonerëve në moshën 12-vjeçare, duke ngjitur gradualisht rangjet për të bërë paraqitjet e tij të para me ekipin U18 këtë sezon./IndeksOnline/