75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 11 Qershor 2024 / MSH

“Dardha pikë nën dardhë”, Gjiko po sjell këngë me djalin

Gjiko po sjell një bashkëpunim të pazakontë.

Reperi nga Peja do të publikojë nesër këngë me djalin e tij 5-vjeçar, Zërin.

Kënga quhet “Baby Shark” dhe do të publikohet në ora 19:00, shkruan Indeksonline.

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Ëhëmmm”, virale u bë një video e Zërit duke e kënduar këngën e babait.

Fansat e Gjikos menjëherë i dhanë jehonë videos së Zërit, gjë që duket të ketë frymëzuar Gjikon.

Se a do ta shohim Zërin në të ardhmen në muzikë, është shumë herët për të thënë, por një gjë është e sigurt, edhe kjo këngë do të bëhet virale.