75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / k.v

Darka e “Ekipit të Unitetit” te Ambasadori amerikan, deklarohet Enver Hoxhaj

Ish- kryediplomati Enver Hoxhaj, pjesë e “Ekipit të Unitetit” që ishte pjesë e bisedimeve të Vjenës gjatë viteve 2006-2007, ka shkruar në Facebook pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i mblodhi të martën.

Hoxhaj e përshkroi këtë përbërje si uniteti që e solli pavarësinë e Kosovës.

“Uniteti politik bëri fuqinë dhe solli pavarësinë e Kosovës më 2008. Në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës ishim së bashku me Ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, Fatmir Sejdiun, Skender Hysenin, Agim Çekun, Lutfi Hazirin, Ardian Gjinin, Veton Surroin, Ylber Hysajn e Blerim Shalën. Mbrëmë, përsëri, me ftesë të ambasadorit Hovenier, u takuam në Prishtinë. Kosova është me fat për miqësinë që ka me ShBA-në!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Hovenier bëri të ditur mbrëmë se gjatë takimit u kujtua e kaluara, udhëheqja e Marti Ahtisaarit dhe arritjet e Kosovës.