Darka e Lamës/ Halil Matoshi: Presidentja shkel Kushtetutën?

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.
Organizimi i kësaj festë ka nxitur reagime të shumta në publik. Madje pati nga ata që e vlerësuan si thyerje të rregullave të pandemisë.
Gazetari dhe opinionisti, Halil Matoshi, e ka komentuar në llogarinë e tij në “Facebook”, organizimin e kësaj festë, shkruan “Indeksonline”.
“Presidentja shkel Kushtetutën”, ka shkruar ai.
Këtij shkrimi ai ia ka bashkangjitur dy foto si dhe Nenin 3 [Barazia para Ligjit].
Postimi i plotë i Matoshit:
Presidentja shkel Kushtetutën?
Neni 3 [Barazia para Ligjit] 2.
Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

