75 Mall Live Search
12:23 / E Martë, 23 Shtator 2025 / P M

Darka lamtumirëse me komandantin e KFOR-it, Kurti shpreh mirënjohje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Kryeministri Kurti falënderoi gjeneralmajorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe. Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.