08:45 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Darka modeste e Meghanit dhe Harryt

Pavarësisht se familja mbretërore është gjatë gjithë kohës nën syrin e mprehtë të medias, kjo gjë nuk i pengon ata të shijojnë një mbrëmje jashtë ashtu si gjithë njerëzit e tjerë.

Së fundmi princi Harry dhe Meghan Markle janë parë në një lokal nate dhe ajo çfarë i ka habitur më shumë të gjithë ka qenë fakti se bashkë me ta ishte dhe vogëlushi Archie.

“TMZ” ka raportuar se Harry dhe Meghan kanë konsumuar një darkë të shijshme dhe princi ka pirë disa gota me alkool. Sipas burimeve thuhet se Archie ka qëndruar shumë i qetë dhe se kohën më të madhe e ka kaluar duke fjetur gjumë.

Gjatë vizitës Meghan dhe Harry janë trajtuar njësoj si gjithë dhe madje duket se të tjerët as që i kanë vënë re se kanë qenë të pranishëm në atë lokal. Meghan ka treguar në shumë raste se është mjaft e thjeshtë, larg jetës mondane dhe duket se ka influencuar edhe bashkëshortin e saj.