22:31 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Darka pas orës 8/ Është e vërtetë që të shëndosh apo thjesht një mit?

Shpesh kemi dëgjuar që nëse ushqehemi në orët e vona, e gjithë yndyra e ushqimit do të kthehet ne dhjam dhe për këtë arsye shëndoshemi.

Herë të tjera na kanë thënë që nëse hamë pas orës 8 ose 7 nuk do të arrijë ushqimi të tretet dhe për këtë arsye  ne nuk bëjmë një gjumë të mirë.

Por si qëndron e vërteta?

Sipas ekspertëve  darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.