Darka vëllazërore, i pranishëm ishte edhe futbollisti i njohur

Futbollisti i njohur, Mërgim Mavraj, sot u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në darkën vëllazërore që u mbajt sonte mes dy qeverive.
Pas takimit, Mavraj dhe Rama bënë një “selfie”, e cila u shoqërua me një shkrim nga Mavraj, shkruan Indeksonline.
“Kryeministri Edi Rama, sot tregoi që është një lider i vërtetë i Shqiptarëve, nuk harroi të falënderoi secilin që ka dhënë kontribut për Shqiptarët. Respekt
Shqiptarët duhet të jenë bashkë, këtë e kanë obligim të gjithë udhëheqësit, ata duhet të jenë shembull i bashkimit e jo ndarjes”, shkroi ai.