15:50 / E Premte, 20 Tetor 2023 / MSH

Darkë yjesh në Hollivud

Taylor Swift, Selena Gomez dhe Zoe Kravitz kanë ndarë kohë për njëra-tjetrën mbrëmë, duke darkuar në një prej restauranteve më luksoze në Hollivud.

Treshja duket se janë shkëputur nga përditshmëria e tyre për të qenë më afër.

Çfarë bie në sy është se Taylor Swift kësaj radhe nuk ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, Travis, me të cilin është bërë e pandashme tash e disa javë.

Vajzat janë parë me pako dhuratash dhe duke ngrënë sushi e duke bërë muhabet.

Kujtojmë se të trija i kanë qëndruar njëra-tjetrës shumë afër edhe në aspektin profesional, duke përkrahur njëra-tjetren si moralisht, ashtu edhe në prodhimine këngëve.