20:35 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Darmian asiston në debutimin e tij për Parman

Ish mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian bëri paraqitjen e tij të parë për Parman në ndeshjen kundër Cagliarit.

Italiani mbërriti në Parma nga Unitedi këtë verë për një tarifë prej rreth 1 milion euro. Ai nuk luajti për këtë skuadër dy ndeshjet e para, deri në kete ndeshje.

Ai e asistoi Antonino Barilla në pjesën e dytë dhe po ashtu edhe pati paraqitje të shkëlqyeshme./Indeksonline/.