75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Darwin Nunez në histori të Premier League për goditje shtylle!

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez është futur në histori të Premier League pas fitores mbrëmë 4:1 ndaj Chelseat.

Nunez goditi katër herë shtyllën gjatë ndeshjes së djeshme, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbollit anglez që e bën këtë gjatë një takim, shkruan Indeksonline

Lojtari i Kombëtares së Uruguait madje humbi një penallti, pasi goditja e tij shkoi drejt e në shtyllë.

Gjatë këtij sezoni me “The Reds”, Darwin Nunez zhvilloi 34 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 11 gola dhe bëri 11 asiste./Indeksonline/