21:55 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Das schengen visa”, projekti i ri fantastik i producentit të “O sa mirë” (Video)

Producenti i serialit “O sa mirë”, Fisnik Vejsa dhe skenaristi, Ard Islami për publikun shqiptar po përgatisin një projekt të ri i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në një nga televizionet tona.

Producenti i serialit, Fisnik Vesja për Indeksonline bëri të ditur detaje rreth këtij seriali i cili për momentin është në fazën e hershme të përgatitjes kurse do të titullohet “Das schengen visa”.

Ky serial do të realizohet në ambientet e një ambasade ku fytyra të njohura publike dhe jo vetëm do të jenë pjesëmarrës duke kërkuar siç ndodh rëndom vizë për udhëtim jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Kurse përveç disa aktorëve permanent ky serial do të pasurohet çdo javë edhe personazhe nga skena e shoubizit, artit dhe skena politike duke e bërë këtë projekt shumë të veçantë.

Sipas producentit të këtij seriali transmetimi i tij do të filloj në muajin Janar paralelisht me serialin “O Sa Mirë”  i cili për momentin është seriali më i pëlqyer nga publiku./Indeksonline/