DASH-i po bashkëpunon me Kosovën, në luftimin e korrupsionit

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit.
Në njoftim thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.
“Korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale. Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat”, thuhet na njoftim./Indeksonline/
Corruption undermines democracy, fuels instability & threatens global security. The U.S. Department of State is working with partners across the globe, including Kosovo, to strengthen investigation and prosecution of corruption, promote transparency, and empower civil society and…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 7, 2024