DASH-i përfshin Kosovën dhe Serbinë në listën e tetë luftërave të ndaluara nga Trump

Departamenti i Shtetit edhe një herë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ndër luftërat që ka ndalur presidenti amerikan Donald Trump është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.
Në listën e tetë luftërave që Trump sipas DASH-it i ka ndalur për tetë muaj e dyta përmendet ajo e Kosovës dhe Serbisë që pason atë të Kamboxhias dhe Tailandës, shkruan portali rtv21.tv
Derisa si lufta e fundit e ndalur sipas DASH-it nga Trump është ajo Izrael Hamas.
Edhe Trump për disa herë e ka potencuar gjatë këtyre muajve se ka parandaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.
Një deklaratë e tillë është pohuar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./21/
