75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / H F

Dashni për flamur, zjarr për Kombëtare, Luana i flet shqipes me zemër shqiptare!

Pak minuta na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet në Leskovc, një përballje vendimtare ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

Në mbështetje të Kombëtares shqiptare janë bashkuar edhe shumë figura të njohura publike.

Mes tyre është edhe prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca, e cila ka publikuar një video me flamurin kombëtar në rrjetet sociale.

Screenshot

“Mbyteni sonte shqipe”, ka shkruar ajo krahas videos, duke dhënë mesazhin e saj të fortë për lojtarët dhe tifozët.