‘Dashnia’ mes kandidatëve të LDK-së pak para zgjedhjes së kryetarit të ri!

Kandidatët për kryetar të LDK-së Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa janë përshëndetur me njëri-tjetrit pak para se delegatët të hedhin votat e tyre.
Në pamjet e publikuara në faqen zyrtare të LDK-së, shihen kandidatët duke votuar dhe duke u përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se tashmë Isa Mustafa ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë./IndeksOnline/

